Tuesday, December 20, 2016
Teknika e punes me foto ne doc
Teknika e punes me fotografi ne dokument
Edison Arantes do Nascimento,[1] KBE, (lindi më 23 tetor të vitit 1940 në Três Corações, Brazil), i njohur
si Pelé, është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti
më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin "Atleti i Shekullit"
nga Komiteti
Olimpik Ndërkombëtarë.[2]Në
Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në
futboll,[3] u shpall
ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane.
Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e
politikave për të varfërit (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të
varfër brazilian).[4] Gjatë
karierës u bë i njohur si "Mbreti i Futbollit" (O Rei do Futebol),
"Mbreti Pelé" (O Rei Pelé) ose thjesht ti "Mbreti" (O
Rei).Talenti i tij u njoh nga futbollisti Waldemar de Brito,[5] i cili u
angazhua që Pelé të luante për Santos Futebol Clube që në
moshën 15 vjeçare dhe në moshën 16 vjeçare u angazhua për kombëtaren braziliane,
kurse në moshën 17 vjeçare fitoi Kampionatin
e parë Botërorë në futboll. Përkundër ofertave të shumta nga klubet
futbollistike evropiane, kushtet e atëhershme ekonomike dhe rregullativat
futbollistike braziliane mundësuan që të përfitonte Santos FC ku u
angazhua për gati dy dekada, deri në vitin 1974. Pelé luajti si një sulmues i
brendshëm e më vonë u njoh si lojtar udhëheqës, rregullues i lojës.Është
golashenuesi numër një i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të
futbollit dhe i vetmi futbollist fitues i tre kupave botërore. Në vitn 1962
ishte pjesë e ekipit brazilian, por për shkak të një lëndimi në ndeshjen e dytë
nuk mundi të vahzdojë ndeshjet e mëtejme të kupës. Zyrtarisht në nëntor të
vitit 2007 FIFA shpalli se
do ta dekorojë me medaljon të artë të kampionatit botërorë të vitit 1962 edhe
përkundër mos pjesmarrjes së tij në finale duke e bërë lojtar të vetëm me tre
medalje të arta të kampionateve botërore.
Tuesday, December 13, 2016
Thursday, December 8, 2016
Tuesday, November 8, 2016
Barcelona gati për të transferuar mesfushorin N'Zozin
Shkruarja dhe
përpunimi i tekstit
Barcelona transferon
një super mesfushor për 30 milionë euro
Barcelona ka shprehur interesim për
transferimin e mesfushorit të Sevillas, Steven N’Zonzi.
Chelsea, Manchester City e Juventus
kanë kërkuar N’Zonzin gjatë verës, por ai është objektiv edhe i gjigantit
katalan, shkruan e përditshmja sportive “Mundo Deportivo”.
N’Zonzi ka kontratë me Seillan deri
në vitin 2019.
N’Zonzi mund të jetë zëvendëses për
Sergi Busquets.
Wednesday, November 2, 2016
Monday, October 24, 2016
Subscribe to:
Posts (Atom)