Tuesday, December 20, 2016

Shitje


Pershendetje ne gjuhe te ndryshme


Teknika e punes me foto ne doc



         Teknika e punes me fotografi ne dokument
Edison Arantes do Nascimento,[1] KBE, (lindi më 23 tetor të vitit 1940Três Corações, Brazil), i njohur si Pelé, është ish fubollist brazilian, i vlerësuar nga shumica si futbollisti më i mirë i të gjitha kohërave. Ka fituar titullin "Atleti i                                                                   Shekullit" nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtarë.[2]Në Brazil llogaritet si hero kombëtar, i njohur nga arritjet dhe kontributet në futboll,[3] u shpall ambasador zyrtar botëror i FIFA-s dhe thesar kombëtar nga qeveria braziliane. Gjithashtu është i njohur për reagimet e tija për të ndihmuar ndryshimin e politikave për të varfërit (shenimin e golit të 1 000-të ua dedikoi fëmijëve të varfër brazilian).[4] Gjatë karierës u bë i njohur si "Mbreti i Futbollit" (O Rei do Futebol), "Mbreti Pelé" (O Rei Pelé) ose thjesht ti "Mbreti" (O Rei).Talenti i tij u njoh nga futbollisti Waldemar de Brito,[5] i cili u angazhua që Pelé të luante për Santos Futebol Clube që në moshën 15 vjeçare dhe në moshën 16 vjeçare u angazhua për kombëtaren braziliane, kurse në moshën 17 vjeçare fitoi Kampionatin e parë Botërorë në futboll. Përkundër ofertave të shumta nga klubet futbollistike evropiane, kushtet e atëhershme ekonomike dhe rregullativat futbollistike braziliane mundësuan që të përfitonte Santos FC ku u angazhua për gati dy dekada, deri në vitin 1974. Pelé luajti si një sulmues i brendshëm e më vonë u njoh si lojtar udhëheqës, rregullues i lojës.Është golashenuesi numër një i të gjitha kohërave i kombëtares braziliane të futbollit dhe i vetmi futbollist fitues i tre kupave botërore. Në vitn 1962 ishte pjesë e ekipit brazilian, por për shkak të një lëndimi në ndeshjen e dytë nuk mundi të vahzdojë ndeshjet e mëtejme të kupës. Zyrtarisht në nëntor të vitit 2007 FIFA shpalli se do ta dekorojë me medaljon të artë të kampionatit botërorë të vitit 1962 edhe përkundër mos pjesmarrjes së tij në finale duke e bërë lojtar të vetëm me tre medalje të arta të kampionateve botërore.